Xavi Simons drejt Chelsea-t, Leipzigu ka gjetur zëvendësuesin te Liveerpooli

Xavi Simons drejt Chelsea-t, Leipzigu ka gjetur zëvendësuesin te Liveerpooli

21:40, 20/08/2025

Leipzigu Ă«shtĂ« gati tĂ« pĂ«rballet me njĂ« largim tĂ« bujshĂ«m. Xavi Simons, njĂ« nga ‘yjet’ mĂ« premtues tĂ« skuadrĂ«s gjermane, Ă«shtĂ« shumĂ« pranĂ« transferimit te Chelsea. Largimi i tij pritet tĂ« zyrtarizohet menjĂ«herĂ« pas ndeshjes sĂ« parĂ« tĂ« BundesligĂ«s kundĂ«r Bayernit, duke lĂ«nĂ« njĂ« boshllĂ«k tĂ« madh nĂ« organikĂ«n e trajnerit Marco Rose.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Leipzigut janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë. Sipas Sky Deutschland, objektivi kryesor është mesfushori i Liverpool-it, Harvey Elliott. Talenti anglez i lindur në vitin 2003 shihet si profili ideal për të marrë rolin e Simons, falë teknikës së rafinuar dhe vizionit të lojës që e bëjnë të përshtatshëm për rolin e trekuartistit.

Bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm. Raportohet se Leipzigu ka arritur një marrëveshje parimore me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa edhe Liverpool nuk do të bënte rezistencë në rast se do të paraqitej një ofertë e konsiderueshme. Tashmë gjithçka varet nga klubet, të cilat duhet të përcaktojnë shifrën përfundimtare të transferimit.

Nëse marrëveshja mbyllet, Leipzigu do të sigurojë një tjetër talent për sulmin, duke i dhënë trajnerit Rose alternativa të reja në prag të një sezoni që pritet të jetë shumë i kërkuar si në Bundesligë ashtu edhe në arenën europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco