Kevin Trapp mbyll ciklin te Eintracht Frankfurt, transferohet te Paris FC prej modeles së famshme

Kevin Trapp mbyll ciklin te Eintracht Frankfurt, transferohet te Paris FC prej modeles së famshme

17:22, 20/08/2025

Pas shtatë vitesh të suksesshme me fanellën e Eintracht Frankfurt, Kevin Trapp i ka dhënë fund aventurës së tij në Gjermani. Portieri 35-vjeçar, me 287 ndeshje të zhvilluara, ka zgjedhur si destinacion të ri Paris FC, klub që këtë verë është ngjitur në Ligue 1. Transferimi u mbyll për 1 milion euro, ndërsa lojtari kreu me sukses vizitat mjekësore dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare.

Kthimi i Trapp në Francë nuk është i rastësishëm. Ai ka luajtur më parë për Paris Saint-Germain, ku fitoi të gjitha trofetë kombëtarë, ndërsa tashmë kthehet në kryeqytet edhe për arsye personale. Bashkëshortja e tij, modelja braziliane, Izabel Goulart, jeton në Paris dhe sipas medieve franceze ka qenë faktori vendimtar për pranimin e ofertës.

Image

Në këtë marrëveshje ndikoi edhe një detaj i veçantë. Familja Arnault, aksionere kryesore e Paris FC dhe pronare e shtëpisë së modës Louis Vuitton, e joshi portierin me një ofertë të veçantë: pas përfundimit të karrierës, Trapp mund të bëhet një nga imazhet e markës luksoze. Një “kartë” jofutbollistike, por që rezultoi vendimtare për arritjen e akordit.

Paris FC ka shpenzuar tashmë 45 milionë euro këtë merkato dhe pritet të afrojë edhe një mesfushor, një mbrojtës krahu dhe një sulmues. Megjithatë, transferimi i Trapp mbetet më i bujshmi, jo vetëm për emrin e lojtarit, por edhe për mënyrën e pazakontë se si u arrit.

Gjatë karrierës, Trapp ka mbrojtur portën e Kaiserslautern, Eintracht Frankfurt (në dy periudha) dhe PSG, duke fituar Europa League në vitin 2022 me gjermanët dhe duke zhvilluar nëntë ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco