Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e parë e Dinamos

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e parë e Dinamos

11:48, 20/08/2025

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nuk do të zhvillohet ditën e diel, më 24 gusht, por më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo City, për shkak të angazhimit në fazën play-off të UEFA Conference League, ndërsa dakordësimi është arritur edhe me klubin e Teutës, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën dhe ka pranuar që ndeshja të luhet në një datë tjetër.

Dinamo City do të zhvillojë ndeshjen e parë në play-off të Conference League ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 gusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco