Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Trajneri Amorim sqaron pse la në stol portierin Onana

Trajneri Amorim sqaron pse la në stol portierin Onana

11:12, 20/08/2025

Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League dhe mes shumë polemikave që solli sfida ndaj Arsenalit ishte edhe lënia në stol e portierit Andre Onana. Në vendin e tij luajti Altay Bayindir.

Një zgjedhje, që siç konfirmon trajneri Ruben Amorim, ishte tërësisht e tij dhe nuk kishte të bënte me problemet fizike që ka kaluar kohët e fundit portieri kamerunas.

“Onana nuk është i lënduar, ai është rikuperuar”, tha Amorim.

Më tej, trajneri portugez i “djajve të kuq” komentoi: “Thjesht, lojtarët e tjerë luajtën mirë në parasezon. Ende duhet të gjej ekuilibrin e duhur. Java e ardhshme do të jetë një histori tjetër, por për këtë javë kam zgjedhur këta lojtarë”.

Kjo deklaratë lë të kuptosh se e ardhmja e Onana mund të jetë larg “Old Trafford”, pasi shpesh është kritikuar për paraqitjet dhe gafat e tij.

United pritet të investojë për të sjellë një portier të ri, por ende nuk ka asgjë konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco