Real Madrid e ka nisur me fitore rrugëtimin e këtij sezoni në La Liga, teksa ka mundur në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Osasunës.
Pavarësisht dominimit të madrilenëve, ata e kishin të vështirë të gjenin korridore për të shënuar në portën e miqve dhe për të zgjidhur gjithçka është dashur një penallti në startin e pjesës së dytë.
Mbape u rrëzua në zonë dhe gjyqtari akordoi 11-metërshin, mes protestave të Osasunës pasi lojtarët e kësaj skuadre pretendonin se kontakti nuk ishte i tillë sa për një ndëshkim me gjuajtjen nga pika e bardhë .
Mbape nuk gaboi dhe kaq i mjaftoi Realit, që krijoi raste të tjera por nuk diti t’i finalizonte ato, ndërsa edhe Osasuna shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi para Kurtua.
Në fund, Reali doli i lumtur me tre pikët e para në një kampionat të cilin e ka filluar në mënyrë të pazakontë me shumë pak ditë përgatitje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: