Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Surpriza e merkatos/ Juventusi mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë, edhe Milan në garë për Rabiot

Surpriza e merkatos/ Juventusi mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë, edhe Milan në garë për Rabiot

22:23, 19/08/2025

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë ndaj Rennes.

“RMC Sport” raporton se klubi francez i ka nxerrë në shitje të dy lojtarët.

Për Adrien Rabiot, pritet të ketë një rikthim të bujshëm në Serie A. Juventus është i gatshëm ta presë krahëhapur mesfushorin francez, i cili kaloi 5 vite të mrekullueshme në Torino, në sezonet 2019-2024, para se të transferohej te Marseille, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin me ish-drejtorin teknik Cristiano Giuntoli.

Në garë për mesfushorin francez është edhe Milan. Max Allegri e vlerëson shumë Rabiot dhe padyshim që francezi do kishte një vend të sigurt në mesfushën e kuqezinjve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco