Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Hansi Flick po mendon të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Hansi Flick po mendon të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

20:37, 19/08/2025

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme.

Polaku mungoi ndeshjen e parë të këtij sezoni në transfertë ndaj Mallorca-s, por në fakt mungesa e tij nuk u ndie aspak.

“AS” raporton se polaku është i vetëdijshëm që këtë sezon do kalojë shumë kohë në stol, në krahasim me vitet e tjera.

Në anën tjetër, Hansi Flick ka vendosur t’i besojë më shumë Ferran Torres.

Spanjolli edhe pse nuk ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, shënoi 19 gola në 43 ndeshje.

25-vjeçari pritet të ketë një rol më të rëndësishëm këtë vit dhe Flick do i besojë atij në një farë mënyre rolin e numrit 9.

Ndërkohë që verën e ardhshme, Barcelona synon të transferojë një numër 9-sh të mirëfilltë siç është Julian Alvarez, por për këtë sezon këtë rol do e mbulojë më shumë Ferran Torres sesa Lewandowski.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco