Al Nasr është finalistja e parë e Superkupës së Arabisë Saudite. Skuadra e Kristiano Ronaldos arriti të fitojë duke mposhtur me shifrat 2-1 Al Itihad.
Goli i parë erdhi nga Sadio Mane në minutën e 10-të falë një asisti të Brozoviç dhe baraspesha erdhi në të 16-ën ku rol luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.
Al Nasr u godit në të 25-ën kur ngeli me 10 lojtarë për shkak se autori i golit, Sane u ndëshkua me karton të kuq. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën u shfaq ylli portugez, Ronaldo i cili i dha asist Joao Feliks duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Pavarësisht tentativave për të shënuar gol ndeshja u mbyll kështu.
CR7 “fluturon” në finale, ndërsa Mario Mitaj e Benzema i japin lamtumirën Superkupës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: