Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Mourinho: Jam përshtatur në mënyrë perfekte me futbollin turk, Neymar ka fituar shifra me shumë zero...

Mourinho: Jam përshtatur në mënyrë perfekte me futbollin turk, Neymar ka fituar shifra me shumë zero...

14:45, 19/08/2025

José Mourinho ka ndarë përshtypjet e tij për aventurën në Turqi dhe ka hedhur poshtë zërat që e lidhnin Fenerbahçen me një transferim të mundshëm të Neymar. Në një intervistë për kanalin brazilian Sporty Net, trajneri portugez, i cili ka drejtuar më parë gjigantë si Inter, Chelsea, Porto, Manchester United, Tottenham, Roma dhe Real Madrid, u shpreh:

“Jam përshtatur shumë mirë me futbollin turk. Viti i kaluar ishte një periudhë e mësimit të shpejtë, por tani e njoh më mirë mentalitetin dhe sistemin e futbollit këtu. Këtë vit ndihem shumë më i përgatitur.”

Mourinho theksoi gjithashtu pasionin e jashtëzakonshëm të tifozëve:

“Ajo që të bie më shumë në sy është dashuria për futbollin. Njerëzit bëjnë shpejt idhuj, por po aq shpejt mund të të kthejnë krahët. Nëse nuk e përballon këtë presion, ndoshta nuk je me të vërtetë i dashuruar me futbollin.”

Sa i përket emrit të Neymar-it, i cili ishte përfolur si një objektiv për Fenerbahçen, portugezi i mohoi kategorikisht thashethemet:

“Ka fituar shumë në Arabinë Saudite… nuk ia vlen as të mendosh se sa zero ka tek rroga e tij. Në këtë fazë të karrierës, Neymar është i lirë të vendosë vetë se ku dëshiron të luajë.”

Në fund, “Special One” komentoi edhe për kombëtaren braziliane dhe emërimin e Carlo Ancelotti-t në pankinë:

“Brazili ka mundësi të mëdha për Kupën e Botës së ardhshme. Me Ancelottin në krye, ata mund të zhvillojnë një projekt solid dhe konkurrues.”

Me këto deklarata, Mourinho tregon se është i fokusuar te sfida e tij në Turqi, duke mbyllur çdo hapësirë për spekulime rreth transferimeve të bujshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco