Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Donnarumma i padëshiruar, por PSG kërkon të paktën 40 milionë euro, ja pse ngurron Man. City

Donnarumma i padëshiruar, por PSG kërkon të paktën 40 milionë euro, ja pse ngurron Man. City

22:36, 18/08/2025

Gianluigi Donnarumma po përjeton një moment të vështirë në karrierë. Pavarësisht se ishte protagonist absolut në triumfin historik të Champions League për Paris Saint-Germain, si dhe fitues i tre trofeve të tjerë sezonalë, trajneri Luis Enrique ka vendosur ta përjashtojë nga projekti i tij teknik. Vendimi i pasua me afrimin e portierit francez, Lucas Chevalier, të cilin Enrique e sheh si profil më të përshtatshëm për të ardhmen e klubit.

Për Donnarumma-n, që ka vetëm një vit kontratë me PSG-në, kjo situatë është një goditje e madhe, duke u përballur me zhgënjim dhe ndjenjë refuzimi. Megjithatë, pavarësisht rrethanave, drejtuesit e klubit parizien nuk pranojnë ta lëshojnë lirë: sipas Sky Sports UK, portieri i kombëtares italiane vlerësohet ende mes 40 dhe 50 milionë eurove.

Destinacioni më i mundshëm duket Manchester City. Donnarumma preferon Premier League dhe e sheh skuadrën e Pep Guardiolës si zgjedhjen ideale, sidomos me mundësinë që Ederson të largohet nga “Etihad Stadium”. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete mes PSG-së dhe City-t, as me përfaqësuesit e lojtarit.

Pengesa kryesore për kampionët e Anglisë lidhet me menaxhimin e portierëve: para se të bëjnë një lëvizje për Donnarumma-n, ata duhet të largojnë një nga portierët aktualë. Me James Trafford tashmë të transferuar këtë verë te City, zgjedhja duket e qartë.

E ardhmja e Donnarumma-s mbetet pezull, mes dëshirës së tij për Premier League dhe vështirësisë së PSG-së për ta larguar pa një përfitim të madh financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco