Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Lassana Diarra kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim nga FIFA

Lassana Diarra kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim nga FIFA

21:07, 18/08/2025

Ish-futbollisti francez, Lassana Diarra, me mbështetjen e firmës ligjore Dupont/Hissel, ka kërkuar nga FIFA dhe Federata Belge e Futbollit një dëmshpërblim prej 65 milionë eurosh bruto (35 milionë neto), plus interesat e akumuluara deri në vendimin përfundimtar, në vazhdimin e procesit të tij ligjor ndaj këtyre dy institucioneve.

Diarra, ish-lojtar i klubeve si Real Madrid dhe PSG, gëzon mbështetjen e organizatave FIFPRO, FIFPRO Europa dhe UNFP (Bashkimi i Futbollistëve Profesionalë Francezë), të cilat kanë nxjerrë deklarata në favor të tij. Kjo kërkesë individuale i shtohet padisë kolektive të Fondacionit për Drejtësi për Futbollistët (JfP), e cila synon të përfaqësojë të gjithë futbollistët ndaj FIFA-s.

Lassana Diarra ka deklaruar:

"Kam qenë i detyruar të nis këtë betejë ligjore që nga gushti i viti 2014. Janë më shumë se 11 vite! E bëj për vete, por edhe për lojtarët e rinj që nuk kanë mundësi ekonomike dhe psikologjike për t'u përballur me FIFA-n. FIFA dhe Federata Belge e Futbollit humbën para Gjykatës së Drejtësisë së BE. Edhe pse FIFA ndryshoi rregulloren, ajo nuk plotëson kushtet e sakta të vendimit të gjykatës."

Problemet e Diarra-së nisën në vitin 2014, kur ai nuk mundi të firmoste për Charleroi pas përfundimit të kontratës me Lokomotiv Moskën, pasi FIFA i refuzoi lejen e transferimit për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj klubit rus. Ai gjithashtu u gjobit me 10 milionë euro.

Avokati i tij, Martin Hissel, thekson se vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE ka pasoja për të gjithë futbollistët që kanë luajtur në BE ose Mbretërinë e Bashkuar që nga 2002: të gjithë kanë të drejtë për kompensim për rregullat e FIFA-s që i kanë dëmtuar. Kjo është edhe arsyeja e padisë kolektive të fondacionit “Justice for Players”.

Diarra synon të marrë një dëmshpërblim të drejtë për goditjet që pësoi nga rregulloret e FIFA-s dhe të hapë rrugën për lojtarët e tjerë që kanë pësuar dëme të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco