Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Fyeu me racizëm sulmuesin e Bournemouth-it, i ndalohet përjetësisht hyrja në stadiume

Fyeu me racizëm sulmuesin e Bournemouth-it, i ndalohet përjetësisht hyrja në stadiume

18:32, 18/08/2025

Një tifoz anglez është dënuar me ndalim të përjetshëm nga të gjitha stadiumet e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar, pas fyerjeve me bazë raciste ndaj sulmuesit të Bournemouth-it, Antoine Semenyo.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes hapëse të Premier League kundër Liverpool-it në “Anfield”. Takimi u ndërpre për pak minuta në pjesën e parë, pasi lojtari ganez denoncoi menjëherë ngjarjen tek arbitri.

Policia e Merseyside bëri të ditur sot se një burrë 47-vjeçar nga Liverpooli u arrestua të shtunën, një ditë pas ndeshjes, me akuzën e shkeljes së rendit publik të rënduar nga motivi racist. Ai u lirua me kusht, por ndër kufizimet që i janë vendosur, përfshihet edhe ndalimi i hyrjes në çdo ndeshje futbolli të organizuar në vend.

Ky rast i rëndë ka shkaktuar reagime të forta në Angli, duke rihapur debatin për luftën kundër racizmit në futboll. Autoritetet sportive dhe policore kanë theksuar se nuk do të tolerojnë asnjë formë diskriminimi, ndërsa klubi i Bournemouth-it ka shprehur mbështetje të plotë për Semenyo-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco