Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Tenis/ Sinner dhe Alcaraz sërish përballë në një finale

Tenis/ Sinner dhe Alcaraz sërish përballë në një finale

11:43, 18/08/2025

Janë përcaktuar tenistët finalistë të turneut Masters të Sinsinati, turneu i fundit i rëndësishëm në prag të grand slam të US Open, që nis pas një jave në Nju Jork.

Për meshkuj, përballë njëri-tjetrit do të jenë dy tenistët më të mirë në botë, numrat 1 dhe 2, përkatësisht italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz. Një finale ku nuk ka favoritë.

Kjo është hera e katërt këtë vit (hera e 14-të në total) që dy tenistët përballen mes tyre, të gjitha në finale: Alcaraz ka fituar në Romë dhe Roland Garros, ndërsa italiani triumfoi në Wimbledon.

Për femra, finalja do të diskutohet mes italianes Jasmine Paolini dhe polakes Iga Swiatek.

Kjo e fundit, ish-numri 1 në botë dhe fituese në Wimbledon, konsiderohet favorite.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco