Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kompany ka besim te dyshja e sulmit Kane-Diaz: Do të shënojnë shumë gola

Kompany ka besim te dyshja e sulmit Kane-Diaz: Do të shënojnë shumë gola

10:06, 18/08/2025

Bayern Munich e nisi mbarë sezonin, duke fituar Superkupën e Gjermanisë.

Trajneri Vincent Kompany ka mbetur i kënaqur, duke e vlerësuar shumë këtë sukses.

“Fitorja ishte dyfish e rëndësishme edhe për shkak të emrit të kupës (Franz Beckenbauer)”, tha trajneri belg.

“Franz ishte një figurë shumë e rëndësishme për këtë klub. Ne ishim në gjendje të tregonim karakter dhe një mentalitet të mire në fushë. Është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Patëm një parasezon të shkurtër, por prapë luajtëm mirë”, tha Company.

Më tej, trajneri Kompany foli për dyshen sulmuese Kane-Diaz: “Kane punon shumë për ekipin dhe ka atë ndjenjë dhe kuptim të veçantë se ku dhe kur duhet të jetë në zonën e penalltisë. Ai është një sulmues i klasit botëror.

Diaz do të shënojë shumë gola për ne. Energjia e tij është ngjitëse në të gjithë ekipin”.

Në fund, Kompany dha një koment për merkaton e verës: “Lidhur me tregun e transferimeve, na kanë mbetur dy javë për të marrë vendimet e nevojshme. Lojtarët e rinj gjithmonë duan të luajnë sa më shumë të jetë e mundur, e di këtë nga përvoja personale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco