Frosinone ka shkaktuar një surprizë të madhe në Kupën e Italisë, duke mposhtur Monza-n 1-0 dhe duke siguruar vendin në fazën e 1/16-ve, ku do të ndeshet me Cagliari-n. Ndeshja në ‘U-Poëer Stadium’ ishte e tensionuar dhe plot emocione, me shumë raste për skuadrën pritëse, por golin vendimtar e shënoi Kvernadze në minutën e 92-të.
Monza dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, me Galazzi-n që ishte protagonist në pjesën e dytë, duke krijuar aksione të rrezikshme dhe duke goditur edhe një shtyllën. Mbrojtja e Frosinone-s dhe portieri shqiptar Alen Sherri shpëtuan disa raste të pastra, duke mbajtur skuadrën në lojë deri në momentin vendimtar.
Goli i fitores erdhi pas një aksioni të shkëlqyer nga Gelli, i cili dribloi në anën e majtë të zonës dhe pasoi në qendër për Kvernadze-n, i cili mposhti Thiam-in. Ky moment vendosi fatin e ndeshjes dhe garantoi kualifikimin e Frosinone-s.
Alen Sherri pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 80-të, pasi u përplas me një shok të skuadrës. Gjithçka ndodhi në një tentativë për të larguar topin në vijën fatale. Për disa minuta ndeshja u ndërpre, ndërsa Sherri po merrte ndihmën e nevojshme.
Në fund, zëvendësimi ishte i detyruar. Ish-portieri i Egnatias doli nga fusha e blertë me këmbët e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: