Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Napoli në ankth për dëmtimin e sulmuesit kryesor, Conte shpërthen ndaj Olympiacos-it

Napoli në ankth për dëmtimin e sulmuesit kryesor, Conte shpërthen ndaj Olympiacos-it

09:22, 15/08/2025

Napoli është në ankth për gjendjen e Romelu Lukaku-t, i cili u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë në miqësoren ndaj Olympiacos-it, të zhvilluar në Castel di Sangro.

Sulmuesi belg, titullar nga trajneri Antonio Conte, u rrëzua pas një tentative për gjuajtje drejt portës dhe u largua duke çaluar, pasi stafi mjekësor ndërhyri menjëherë. Në vend të tij hyri Lorenzo Lucca, autor i një goli më vonë. Napoli, që fitoi 2-1, njoftoi se 32-vjeçari ka pësuar një tendosje të kuadricepsit në kofshën e majtë.

Gjendja e Lukaku do të vlerësohet me teste mjekësore në ditët e ardhshme, ndërsa praninë e tij në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Sassuolos, më 23 gusht, e rrezikon koha e rikuperimit.

Conte, i irrituar nga faullet e shumta të skuadrës greke në një miqësore, shpërtheu nga stoli dhe madje hyri në fushë për të protestuar, pas një ndërhyrjeje të rëndë të El Kaabi-t ndaj Amir Rrahmanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco