Franco Mastantuono ka zbuluar numrin që do të veshë gjatë aventurës së tij te Real Madridi. Talenti argjentinas do të mbajë fanellën me numrin 30, të njëjtin që kishte te River Plate para se të transferohej në “Santiago Bernabéu”.
Numri 30 i është dhënë pasi ai është regjistruar me karton të ekipit të dytë, një formulë që Real Madridi e ka përdorur edhe më parë, si në rastin e Vinicius Jr. në vitin 2018. Kjo zgjedhje lë të lirë numrin 25, duke i dhënë klubit mundësinë të bëjë një tjetër përforcim nga merkato deri më 2 shtator.
Sipas gazetares Arancha Rodríguez, zgjedhja e numrit 30 nuk ka të bëjë me ndonjë kufizim në paraqitje apo me kalimin e lojtarit te Castilla. “Mastantuono është lojtar i ekipit të parë në çdo aspekt. Ky numër thjesht lë hapur një vend për ndonjë lëvizje të mundshme në merkato”, shpjegoi ajo.
Kështu, Mastantuono do ta nisë sezonin e tij të parë në Madrid me fanellën 30, por me statusin e plotë të lojtarit të ekipit të parë, gati për të lënë gjurmën e tij në “LaLiga” dhe Evropë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: