Legjenda e Bayern-it, Lothar Matthäus, nuk është bindur nga afrimet e deritanishme të klubit bavarez në këtë merkato. Në një intervistë për ‘SportBild’, ish-mesfushori gjerman u shpreh skeptik për blerjen e Luis Díaz nga Liverpool-i për 75 milionë euro.
“Luis Díaz është një 28-vjeçar që Liverpool vendosi ta shiste sepse nuk rinovoi kontratën. Sigurisht ka shpejtësi dhe cilësi, do të bëjë mirë dhe mund ta zëvendësojë Leroy Sané, por nëse klubi do të ishte i sinqertë me veten, do të pranonte se ai nuk ishte zgjedhja e parë. Pas Nico Williams, Rafael Leão-s dhe Jamie Gittens, kolumbiani ishte vetëm numri katër në listën e objektivave. Dhe unë nuk shoh asnjë zëvendësues të vërtetë për Harry Kane; ky është një rrezik,” tha Matthäus.
Sa i përket garës në Bundesligë, ai shprehet se vetëm Borussia Dortmund mund të konsiderohet rivale serioze:
“Vetëm BVB është një kundërshtar i besueshëm. Nëse Bayerni nuk do ta komplikojë vetë situatën me probleme të brendshme në klub dhe në skuadër, as Dortmundi nuk do të jetë kërcënim real. Suksesi i sezonit të Bayernit do të varet sidomos nga rrugëtimi në Champions League.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: