Superkupa e Europës, 5 tifozë të PSG-së marrin ndalim njëvjeçar pas sekuestrimit të materialeve të rrezikshme

Superkupa e Europës, 5 tifozë të PSG-së marrin ndalim njëvjeçar pas sekuestrimit të materialeve të rrezikshme

09:17, 14/08/2025

Autoritetet italiane kanë vendosur masa të rrepta sigurie gjatë Superkupës së Europës në Udine, ku pati incidente të izoluara me tifozë të Paris Saint-Germain. Kuestori i Udines ka lëshuar pesë masa “Daspo” (moslejim të futjes në stadium)  me kohëzgjatje njëvjeçare ndaj pesë tifozëve francezë, të cilët u kapën në posedim të materialeve të rrezikshme.

Në automjetin me targa franceze, me të cilin po tentonin të shkonin drejt stadiumit, policia gjeti një shufër ngritjeje për krik, një set me topa çeliku, një fishekzjarr dhe një bombol me ngjyrë të zezë. Materialet u zbuluan gjatë kontrolleve në pikën e filtrimit pranë një daljeje nga autostrada në hyrje të Udines. Pesë tifozët u denoncuan në gjendje të lirë dhe nuk u lejuan të ndjekin ndeshjen.

Gjatë operacioneve të sigurisë, Policia Lokale sekuestroi mbi 500 shishe birre dhe gjobiti shtatë shtetas italianë për tregti të paligjshme, me gjoba mbi 2.500 euro secili.

Për garantimin e rendit, në periudhën 12-14 gusht u angazhuan rreth 1.500 forca të sigurisë, mes tyre Policia, Karabinieria, Guardia di Finanza dhe Policia Lokale, ku vetëm në ditën e ndeshjes ishin të pranishëm 1.000 efektivë. Pavarësisht numrit të madh të tifozëve dhe stadiumit plot, aktiviteti përfundoi pa incidente serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco