Dinamo City – Hajduk Split, djemtë e Ilir Dajës gati të bëjnë mrekullinë në arenën europiane

Dinamo City – Hajduk Split, djemtë e Ilir Dajës gati të bëjnë mrekullinë në arenën europiane

08:48, 14/08/2025

Arena Kombëtare do të jetë sot skena e një sfide vendimtare për Dinamo City-n, që kërkon të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar në Split dhe të mbajë gjallë ëndrrën për kualifikim në Europë. Ndeshja e kthimit ndaj Hajdukut të Splitit do të nisë në orën 20:45 dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë.

Skuadra e Shkëlqim Muçës ishte shumë pranë një rezultati pozitiv në takimin e parë, duke kaluar fillimisht në avantazh me një gol spektakolar të Dejvi Bregut, por në fund u detyrua të dorëzohej përballë përmbysjes së vendasve. Sot, për Dinamon, çdo gol, çdo aksion dhe çdo duel ka vlerën e arit.

Sfida nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi prania e madhe e tifozëve kroatë do të krijojë një atmosferë të veçantë. Më shumë se 1000, e ndoshta deri në 2000 tifozë të Hajdukut pritet të jenë në shkallët e stadiumit, duke e bërë skuadrën mike të ndihet si në shtëpi. Megjithatë, Dinamo City ka treguar se di të luftojë, sidomos në ndeshjet ku nuk ka asgjë për të humbur.

Sonte, kryeqyteti do të jetojë një natë europiane ku Dinamo kërkon të shkruajë historinë e saj dhe të sfidojë probabilitetet, ndërsa Hajduku synon të vulosë kualifikimin përpara një tifozerie që e ndjek kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco