Sfida me Dritën/ Presidenti i Steuas dërgon në Kosovë më shumë truproje se futbollistë

Sfida me Dritën/ Presidenti i Steuas dërgon në Kosovë më shumë truproje se futbollistë

20:45, 13/08/2025

Të enjten në mbrëmje Drita e Kosovës do të ketë në dispozicion 90’ ose 120’ të tilla për të tentuar kualifikimin në turin e katërt eliminator të Europa League 2025-2026.

Rivalët e Dritës janë rumunët e Steuas, të cilët fituan shtatë ditë më parë në Bukuresht me shifrat 3-2.

Ajo çfarë ka bërë përshtypje sot në mbërritjen e ekipit të George Becali-t ka qenë prania e plot 20 truprojave, të cilët shoqëruan lojtarët.

Deklaratat e presidentit të klubit rumun mbi këtë argument kanë qenë tendencioze.

“Nuk po dërgoj 20 truproje në Kosovë për të vendosur në siklet palën kundërshtare. Thjesht mendoj se është një vendim i duhur”, tha Becali para pak ditësh për “Fanatik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco