Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe e karrierës, këtu ndryshon gjithçka

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe e karrierës, këtu ndryshon gjithçka

19:31, 13/08/2025

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të vështira.

Sulmuesi anglez u shpreh kështu në episodin e ri të podcast-it të bashkëkombësve të tij, Gary Lineker, Micah Richards dhe Alan Shearer, “The Rest Is Football”: “Është një përvojë e re për mua dhe po e shijoj. Këtu gjithçka është shumë intensive, ndryshe nga futbolli anglez.

Është e vështirë për t’u shpjeguar, por përgatitja parasezonale ka qenë e lodhshme. Ndiheshim shumë të lodhur pas stërvitjeve, edhe koha e nxehtë ndikoi pak. Nuk është e vështirë në aspektin e vrapimit, por më shumë në ushtrimet e posedimit dhe të qëndrimit konstant me topin. Është më e komplikuar nga ky këndvështrim në terma intensiteti.

Po pres me padurim që të fillojë sezoni dhe të luaj kundër ekipeve të reja”.

Përsa iu përket objektivave të tij, Rashford tha: “Natyrisht dua një sezon të mirë individual. Megjithatë, nëse duhet të zgjedh midis aspektit personal dhe fitimit të trofeve me Barcelonën, zgjedh të dytën”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco