Hajduku në ndeshjen e kthimit në Tiranë udhëton me epërsi, pasi në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës fitoi 2-1 ndaj Dinamos.
Edhe pse Hajduku ishte dominues, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 37-të, kur Bregu gjuajti fuqishëm nga 25 metra pas një pasimi prapa, e pandalshme për Ivushiçin.
Përmbysja ndodhi në pjesën e dytë: për barazimin shënoi Bruno Durdov në minutën e 49-të, ndërsa në minutën e 63-të Bamba shënoi golin e fitores për Hajdukun.
Ndeshja e kthimit luhet në Tiranë, të enjten, duke filluar nga ora 20:45.
Kampionati shqiptar ende nuk ka nisur, Dinamo City është i përqendruar 100% te përballja me Hajdukun, ndërkohë që në ekip është bashkuar edhe sulmuesi me përvojë Bernard Berisha, por që nuk mund të luajë në këtë sfidë.
2 mijë tifozë kroatë
Nuk ka dyshim që një “ushtri” tifozësh kroatë do të niset drejt Tiranës, që ndodhet rreth 500 kilometra larg nga Spliti (deri në tetë orë udhëtim me makinë).
Sipas disa vlerësimeve, deri në 2000 tifozë priten në stadiumin “Air Albania”.
Biletat shiten nga 10 deri në 30 euro, çmimi i sektorit VIP, ndërsa për tifozët e Hajdukut janë caktuar sektorët më të lirë. Kapaciteti i stadiumit është 22.000 spektatorë.
Fituesi i çiftit Hajduk Split – Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit Silkeborg – Jagiellonia Białystok.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: