Partizani është pranë firmës me Amos Nondin. 26-vjeçari rezulton pikërisht profili që po kërkohet më tepër te të kuqtë. Ai i numrit 6, një lojtar që mund të aktivizohet para mbrojtjes.
Nondi është pjesë e Kombëtares së Kenias. Për herë të fundit luajti me Ararat-Armenian. Më parë është aktivizuar me Dila Gorin dhe Kolkhetin në Gjeorgji. Karrierën ndërkohë e ka nisur me Gor Mahia Nairobi në vendin e tij. Te Partizani mund të quhet edhe lëvizja e shumëpritur. Konkretizimi i këtij transferimi mund të vijë këtë javë bashkë me Rouen Hjumen, pas vizitave mjekësore. Nondi do të vendoset menjëherë nën urdhrat e Mladen Milinkoviç, për të vazhduar me punën për kampionatin, mëson “Panorama Sport”.
Bëhet fjalë për një futbollist polivalent, që pjesën më të madhe të karrierës u aktivizua te Dila Gori në Gjeorgji. Tek Ararat-Armenia së fundmi kaloi 2 vite e gjysmë karrierë.
Mesfushorit të Kenias i doli emri në Francë përgjatë kësaj vere. Pikërisht te Paris FC, që do të luajë në elitë. Në Afrikë raportuan për bisedimet mes palëve. Te Partizani ndërkohë pritet të luajë një rol të rëndësishëm.
Partizani është futur fuqishëm në merkato për repartin e mesfushës. Vetëm pasi të kalojnë testet mjekësore, pritet të zyrtarizohen Nondi dhe Hjumen. Të dy do të jenë transferimet e para të kësaj merkato, për reaprtin e mesfushës. Më parë janë transferuar lojtarë në mbrojtje dhe sulm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: