Sinner rikthehet me fitore të shpejtë në Cincinnati, vetëm 59 minuta për të mposhtur Galan

Sinner rikthehet me fitore të shpejtë në Cincinnati, vetëm 59 minuta për të mposhtur Galan

22:27, 09/08/2025

Vetëm 27 ditë pas triumfit historik në Wimbledon, Jannik Sinner u rikthye në fushë me një paraqitje mbresëlënëse, duke fituar pa vështirësi në raundin e dytë të turneut Masters 1000 në Cincinnati. Numri 1 i botës mposhti kolumbianin Daniel Elahi Galan, i renditur i 144-ti në ATP, me rezultatin e pastër 6-1, 6-1 në vetëm 59 minuta lojë.

Ndeshja u zhvillua nën kontrollin absolut të italianit, i cili dominoi me shërbimin e tij (92% pikë të fituara me shërbimin e parë në setin e parë) dhe shkatërroi shpresat e Galan që nga fillimi, duke marrë avantazh 5-0. Sinner shfrytëzoi epërsinë për të provuar disa skema të reja, përfshirë goditje të shkurtra dhe dalje në rrjetë.

Në setin e dytë, skenari mbeti i njëjtë. Italiani realizoi menjëherë një “break” dhe, pavarësisht përpjekjeve të Galan, Sinner vazhdoi marshimin e tij, duke mbyllur sfidën me një drop-shot elegant.

Në raundin e tretë, kampioni në fuqi i Cincinnati-t do të përballet me kanadezin Gabriel Diallo, i cili mundi Baez me rezultatin 7-5, 6-4. Ky është fillimi ideal për fushatën amerikane të Sinner, i cili këtë vit duhet të mbrojë jo vetëm titullin në Cincinnati, por edhe atë në US Open.

Rivali i tij kryesor për kreun e renditjes, Carlos Alcaraz, do të debutojë kundër boshnjakut Dzumhur, me objektivin për t’i marrë Sinner-it vendin e parë deri në fund të vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco