Anis Mehmeti ka filluar sezonin 2025-26 në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Bristol City-t në Championship, liga e dytë angleze. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në ndeshjen e zhvilluar në transfertë ndaj Shefild Junajtid, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-1.
Në minutën e 46-të, pas një harkimi perfekt nga e djathta nga Ris, Mehmeti realizoi një gol të bukur brenda zonës, duke ngritur rezultatin në 3-1 dhe duke vulosur praktikisht fitoren e skuadrës së tij.
24-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City-t edhe sezonin e kaluar, ku luajti në 44 ndeshje në Championship, duke shënuar 12 gola dhe regjistruar 1 asist.
Mehmeti ka luajtur gjithashtu 3 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke u konsideruar një prej talentëve premtues të futbollit shqiptar. Vlera e tij aktuale në treg sipas faqes “Transfermarkt” është 7 milionë euro, shifër që pasqyron potencialin dhe rëndësinë e tij në skuadër.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: