Iñigo Martínez drejt Al-Nassr, ja si Barcelona po gjen rrugët për të regjistruar lojtarët

Iñigo Martínez drejt Al-Nassr, ja si Barcelona po gjen rrugët për të regjistruar lojtarët

18:04, 09/08/2025

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, Iñigo Martínez pritet të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Al-Nassr-it në Superligën Saudite. Një lëvizje e papritur për shumëkënd, por që ka qenë gjithmonë e mundur falë një marrëveshjeje mes klubit dhe lojtarit. Mbrojtësi nga Ondarroa do të largohet si lojtar i lirë, duke hequr dorë plotësisht nga paga dhe çdo kompensim financiar.

Edhe pse Barcelona nuk është ende nën rregullin 1-1, largimi i Martínez do të lejojë lirimin e 60% të pagës së tij prej 14 milionë eurosh – rreth 8,4 milionë euro – një shumë e konsiderueshme që shtohet te kursimet e tjera nga shitjet e verës, duke e çuar totalin pranë 30 milionë eurove në hapësirë pagash.

Këto përfitime financiare janë arritur edhe falë largimeve të tjera: Pau Víctor solli rreth 3 milionë euro nga transferimi te Braga, Pablo Torre rreth 3,5 milionë nga kalimi te Mallorca, Ansu Fati rreth 8 milionë nga shitja te Monaco, pa harruar kursimet nga paga e Lenglet pas kalimit te Atlético Madrid.

Drejtuesit sportivë të Barcelonës shprehen të kënaqur me punën e bërë këtë verë, duke ndihmuar klubin në aspektin ekonomik pa cenuar konkurrueshmërinë e ekipit. Megjithatë, largimi i Iñigo Martínez nuk ishte pjesë e planit fillestar.

Tani mbetet vetëm finalizimi i disa çështjeve të brendshme të klubit për të regjistruar të gjitha blerjet e reja: miratimi nga audituesit për përfshirjen e 100 milionë eurove nga shitja e vendeve VIP, ndonjë marrëveshje e minutës së fundit, si dhe sponsorizimi me Republikën Demokratike të Kongos që do të sjellë 10 milionë euro në vit për katër sezonet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco