Pau Cubarsí merr fanellën me numër 5 të Iñigo Martinezit

Pau Cubarsí merr fanellën me numër 5 të Iñigo Martinezit

20:56, 08/08/2025

Pas largimit të qendërmbrojtësit Iñigo Martínez drejt klubit saudit Al-Nassr, LaLiga ka përditësuar listën e numrave të fanellave në FC Barcelona. Numri 5, që më parë mbahej nga Iñigo, tani i është dhënë mesfushorit të ri të talentuar Pau Cubarsí, i cili më parë mbante numrin 2.

Në këtë përditësim, portieri Ter Stegen, që është në proces rikuperimi nga një dëmtim figuron pa numër. Gjithashtu, numri “1” është bosh, pasi portierët Joan Garcia dhe Szczesny nuk janë regjistruar në skuadër.

Largimi i Iñigo Martinezit i ka hapur rrugë edhe futbollistit danez Andreas Christensen që të qëndrojë në skuadër. Tani trajneri Flick ka në dispozicion qendërmbrojtësit Eric Garcia, Ronald Araújo, Cubarsí, Christensen dhe Gerard Martín. Christensen vazhdon të mbajë numrin 15 dhe për pjesën tjetër nuk ka ndryshime në numrat e fanellave.

Fanella me numrin 5 ka një histori të pasur në Barcelonë, pasi e kanë mbajtur legjenda si Sergio Busquets, Ronald Koeman dhe ikona e klubit, Carles Puyol, i cili është edhe idhulli i Cubarsí-t. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco