Vllaznia zyrtarizoi firmën me Sherif Kallakun, i cili nga sot është futbollist i skuadrës shkodrane. Sipas njoftimit të klubit, kontrata me mesfushorin është dyvjeçare dhe ky është një lajm pozitiv për ekipin.
Kallaku u kërkua me ngulm nga trajneri Edi Martini, i cili njeh mirë cilësitë e tij, pasi të dy kanë punuar së bashku më parë te Teuta. Tani, ata do të bashkëpunojnë përsëri në Vllazni.
Sherif Kallaku ka zhvilluar pasditen e sotme stërvitjen e parë me ekipin dhe është vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.
Klubi i uron mirëseardhjen Kallakut në familjen kuqeblu dhe shpreson që ai të japë kontribut të rëndësishëm në sezonet që vijnë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: