Manchester City ka vendosur të huazojë mbrojtësin brazilian, Vítor Reis, te Girona deri në fund të këtij sezoni. Vetëm gjashtë muaj më parë, “citizens” e kishin transferuar 19-vjeçarin nga Palmeiras, ku ai ishte një nga talentet më premtues të futbollit brazilian.
Gjatë periudhës së tij në skuadrën e Pep Guardiolës, Reis zhvilloi vetëm katër ndeshje në total, duke luajtur vetëm një minutë në Premier League, në sfidën kundër Leicester-it. Për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe përvojë në një ligë konkurruese, City vendos ta dërgojë në La Liga, te Girona, klub që bën pjesë në të njëjtin grup pronësie me kampionët e Anglisë.
Kur u largua nga Palmeirasi, trajneri portugez Abel Ferreira, i cili kishte besuar tek ai që në hapat e parë, e përshëndeti me fjalë të ngrohta:
"Vítor Reis është një djalë i kompletuar. Teknikisht i mirë, i shpejtë, i fortë, ka mentalitet të formuar, di të reagojë ndaj gabimeve dhe është i guximshëm. Këto i ka arritur falë punës dhe sakrificës së tij."
Tashmë, qëllimi i huazimit është i qartë: më shumë minuta në fushë dhe zhvillim i vazhdueshëm në një kampionat të fortë si ai spanjoll.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: