Armando Broja i jep dritën jeshile kalimit te Burnley, transferimi mbyllet brenda 24 orësh

Armando Broja i jep dritën jeshile kalimit te Burnley, transferimi mbyllet brenda 24 orësh

16:41, 08/08/2025

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, pritet të kompletojë kalimin e tij nga Chelsea te Burnley brenda 24 orëve të ardhshme. Lojtari 23-vjeçar ka marrë disa ditë kohë për të peshuar ofertën dhe për të negociuar kushtet e kontratës, pasi gjatë fundjavës u arrit një marrëveshje mes klubeve, e cila mendohet të ketë vlerë deri në 20 milionë paundë.

Broja është i entuziazmuar për këtë hap të ri në karrierë, që do të shënojë largimin e tij të parë të përhershëm nga ‘Stamford Bridge’. Ai e sheh këtë transferim si mundësinë ideale për të pasur minuta të rregullta si titullar dhe për të rikthyer formën më të mirë.

Ky do të jetë afrimi i tretë i Burnley-t nga Chelsea gjatë kësaj vere. Më herët, mesfushori Lesley Ugochukwu u bashkua me ekipin, ndërsa huazimi i Bashir Humphreys u kthye në transferim përfundimtar. Në total, këto tri operacione i kanë kushtuar klubit rreth 55 milionë paundë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco