Dëmtohet Lewandowski, mungon ndaj Comos në miqësore

Dëmtohet Lewandowski, mungon ndaj Comos në miqësore

14:31, 08/08/2025

Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të fundit me Barcelonën.

Klubi katalanas përmes rrjeteve sociale ka treguar rreth lëndimit të lojtarit.

Lewa ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe pritet të mungojë në ndeshjen miqësore të së dielës ndaj Comos.

Ai tashmë është futur në fazën e rikuperimit, por nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco