Janë bërë tashmë publike formacionet zyrtare të ndeshjes Olimpija Ljubjana – Egnatia, e vlefshme për raundin e tretë të Conference League.
Kampionia e Shqipërisë synon rezultat pozitiv në këtë transfertë, por aspak duke qëndruar në mbrojtje. Kjo dallohet qartë edhe nga rreshtimi që ka preferuar trajneri Idlir Tetova, duke hedhur në fushë nga minuta e parë tre sulmues: Bakayoko, Selmani dhe Gruda.
Një rreshtim i guximshëm 4-3-3, që tregon se ekipi rrogozhinas nuk ndihet aspak inferior ndaj kundërshtarit slloven.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: