Kush do ta fitojë Topin e Artë 2025? ‘Bookmakers’-at zbulojnë favoritin e madh

Kush do ta fitojë Topin e Artë 2025? ‘Bookmakers’-at zbulojnë favoritin e madh

16:56, 07/08/2025

Edicioni i 69-të i Topit të Artë do të mbahet më 22 shtator, në teatrin “Chatelet” të Parisit, dhe përfaqësuesit e basteve nuk kanë shumë dyshime për emrin e fituesit. Sipas kuotave të publikuara nga disa prej kompanive më të mëdha të basteve në Evropë, favoriti absolut për ta fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll është Ousmane Dembélé.

Sulmuesi francez i PSG-së ka pasur një sezon spektakolar, duke udhëhequr skuadrën e Luis Enrique-a drejt "Tripletës" (kampionati, kupa dhe Champions League) me 35 gola të realizuar në total. Për këtë arsye, kuotat për triumfin e tij variojnë nga 1.15 në 1.20, një sinjal i qartë nga tregu se është kandidati më serioz për të rrëmbyer trofeun.

Pas tij, në listë renditet Lamine Yamal, talenti 18-vjeçar i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, i cili shfaqet me kuota mes 5.00 dhe 6.00, një diferencë e konsiderueshme krahasuar me Dembélé.

Më pas vjen Vitinha, dirigjenti i mesfushës së PSG-së, me kuotë 10.00, ndërsa Cole Palmer, fitues i Botërorit të Klubeve me Chelsea-n dhe i Conference League, vlerësohet mes 15 dhe 20. Mohamed Salah, që udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit në Angli, kuotohet nga 20 deri në 25.

Ndër emrat e mëdhenj që qëndrojnë më prapa në renditje është edhe portieri i kombëtares italiane Gianluigi Donnarumma, i vetmi italian i pranishëm në këtë listë, me një kuotë prej 25.00 për fitimin e Topit të Artë.

Në një vit ku shumë kampionë kanë shkëlqyer, duket se ndikimi i trofeve kolektivë dhe statistikat personale po i japin avantazh të padiskutueshëm Dembélé-së. Mbetet për t’u parë nëse juria e gazetarëve të France Football do të jetë në një mendje me tregun e basteve më 22 shtator.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco