‘Topi i Artë 2025’ / Zbulohen kandidatët për trofeun ‘Kopa’, futbollistin më të mirë nën 21 vjeç

‘Topi i Artë 2025’ / Zbulohen kandidatët për trofeun ‘Kopa’, futbollistin më të mirë nën 21 vjeç

14:16, 07/08/2025

Ceremonia e “Topit të Artë” 2025 do të zhvillohet më 22 shtator, teksa sot janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për trofeun “Kopa”.

Ky çmim jepet për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç të vitit.

Ashtu siç pritej, favoriti kryesor është Lamine Yamal (18 vjeç), ylli në ngritje i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle.

Përkrah tij, në garë, është edhe shoku i skuadrës Pau Cubarsí (18 vjeç), një tjetër talent që shpërtheu këtë vit, si dhe francezi Désiré Doué (20 vjeç), zbulimi i PSG.

Ligue 1 përfaqësohet gjithashtu nga Ayyoub Bouaddi (17 vjeç, Lille) dhe Joao Neves (20 vjeç, Portugali, PSG) etj.

Lista me 10 kandidatët për trofeun “Kopa” 2025:

Pau Cubarsí (18 vjeç, Spanjë – Barcelona)

Ayyoub Bouaddi (17-18 vjeç, Francë – Lille)

Désiré Doué (20 vjeç, Francë – PSG)

Estevão (18 vjeç, Brazil – Palmeiras/Chelsea)

Dean Huijsen (20 vjeç, Spanjë – Bournemouth/Real Madrid)

Myles Lewis-Skelly (18 18 vjeç, Angli – Arsenal)

Rodrigo Mora (18 18 vjeç, Portugali – Porto)

Joao Neves (20 18 vjeç, Portugali – PSG)

Lamine Yamal (18 18 vjeç, Spanjë – Barcelona)

Kenan Yildiz (20 18 vjeç, Turqi – Juventus)

Yamal mbetet kandidati më i fortë për trofeun, pas një sezoni të jashtëzakonshëm si titullar me Barcelonën dhe protagonist me Spanjën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco