Ky të enjte do të jetë dita kur revista France Football do të zbulojë listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2025. Edicionin e kaluar triumfoi Rodri dhe tani protagonisti kryesor është sërish një spanjoll: Lamine Yamal.
Talenti i jashtëzakonshëm i Barcelonës, që sapo mbushi 18 vjeç, Lamine ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Ai nuk është më vetëm një premtim, por tashmë është e tashmja dhe e ardhmja e këtij sporti.
Numri i ri '10' i Barcelonës përfundoi sezonin me 18 gola dhe 22 asistime në 55 ndeshje, shifra që mund të rriten edhe më shumë deri në mbylljen e votimeve për fituesin. Ai ishte kyç në fitimin e titullit të La Ligas, Superkupës së Spanjës dhe Kupës së Mbretit. I mungoi vetëm ngritja e Kupës së Champions League për të kompletuar një sezon historik. Topi i Artë mund të jetë hapi tjetër në karrierën e tij që duket se nuk ka kufi.
Një tjetër emër që po përmendet shumë është ai i Ousmane Dembélé. Sulmuesi francez ka bërë vitin më të mirë të karrierës, duke udhëhequr PSG-në në sezonin më të suksesshëm në histori. Ai ka fituar tre trofe kombëtare dhe një Champions League, ku skuadra dominoi kundërshtarët e saj. Vetëm Kampionati Botëror i Klubeve mungon për t’iu kompletuar suksesit. Statistikat e tij flasin vetë: 35 gola dhe 16 asistime në 53 ndeshje.
Ikën legjendat, vijnë fytyra të reja
Emra si Dovbyk, Foden, Emiliano Martínez, Rüdiger, Toni Kroos apo Hummels mund të mos jenë më në listë, duke i lënë vendin një brezi të ri futbollistësh.
Në listë pritet të jenë edhe ‘yje’ si Raphinha, Doué, Julián Álvarez, Achraf, Nuno Mendes, Donnaruma dhe Leëandoëski, të cilët kanë fituar me meritë vendin midis 30 më të mirëve, dhe disa prej tyre mund të futen pa probleme në top 10.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: