Timothy Weah nuk është më pjesë e Juventusit. Futbollisti amerikan është zyrtarisht lojtar i ri i Olympique Marseille dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dhënë lamtumirën “Zonjës së Vjetër” dhe tifozëve bardhezi me një mesazh plot emocion.
“Nga një fëmijë që ëndërronte skenën e madhe, tek veshja e fanellës bardhezi të Juventusit… Faleminderit që e bëtë këtë ëndërr realitet. Do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë klub, për shokët e skuadrës, për tifozët dhe për qytetin e mrekullueshëm të Torinos,” – shkruan Weah në profilin e tij në Instagram.
Amerikani ka ndarë një falënderim të veçantë për grupin e lojtarëve me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes:
“Vëllezërve të mi në dhomat e zhveshjes: faleminderit që më pritët dhe më motivuat çdo ditë. Ndërtuam diçka të vërtetë, dhe do ta mbaj gjithmonë me vete.”
Në përfundim, ai falënderoi tifozët torinezë për mikpritjen dhe dashurinë:
“Njerëzve të Torinos… ngrohtësia dhe dashuria juaj bënë që kjo qytet të ndihej si shtëpi që ditën e parë.”
Pas një sezoni nën urdhrat e Juventusit, Weah nis një aventurë të re në Ligue 1 me fanellën e Marseille, duke lënë pas një eksperiencë që për të mbetet si realizimi i një ëndrre fëmijërie.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: