Pas shumë spekulimesh, është bërë zyrtare kalimi i Ardon Jasharit te Milani. Klubi kuqezinj njoftoi në mënyrë publike marrëveshjen për transferimin përfundimtar të mesfushorit zviceran me origjinë shqiptare nga Club Brugge.
Në deklaratën e klubit lexohet:
"AC Milan komunikon se ka blerë në mënyrë përfundimtare të drejtat sportive të lojtarit Ardon Jashari nga Club Brugge. Mesfushori zviceran ka nënshkruar një kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030."
Ardon Jashari, i lindur më 30 korrik 2002 në Cham të Zvicrës, u rrit në akademinë e Lucernës, ku debutoi në ekipin e parë në korrik të vitit 2020. Me skuadrën zvicerane numëron 102 paraqitje dhe 9 gola. Në verën e vitit 2024 u transferua te Club Brugge, klub me të cilin zhvilloi 52 ndeshje dhe shënoi 4 gola, duke fituar edhe Kupën e Belgjikës.
Jashari ka edhe 4 paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës, ku debutoi në shtator të vitit 2022.
Në sezonin e ardhshëm, Ardon do të veshë fanellën kuqezi me numrin 30.
Midfield power incoming 🇨🇭💥#WelcomeJashari pic.twitter.com/GUpFSWvwdj
— AC Milan (@acmilan) August 6, 2025
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: