Luis Díaz shkëlqen në fushë, bashkëshortja e tij Geraldine Ponce rrëmben vëmendjen jashtë saj

Luis Díaz shkëlqen në fushë, bashkëshortja e tij Geraldine Ponce rrëmben vëmendjen jashtë saj

16:39, 06/08/2025

Transferimi i Luis Díaz te Bayern-i për më shumë se 70 milionë euro nga Liverpool-i ka qenë një nga lëvizjet më të bujshme të verës në futbollin europian. Kolumbiani e ka filluar me ritëm të lartë aventurën e tij në Gjermani, por ndërkohë një tjetër figurë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga mediet dhe tifozët: bashkëshortja e tij, Geraldine Ponce.

Gjatë debutimit të Díaz-it me fanellën e Bayernit në ‘Allianz Arena’, ku bavarezët fituan 2-1 ndaj Lyon-it, Geraldine tërhoqi sytë e të gjithëve nga tribuna VIP. E veshur me një minifund, çizme të zeza dhe një çantë Chanel me vlerë rreth 6.800 euro, ajo u shfaq me një stil elegant e të kuruar deri në detaje, gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga media gjermane Bild, e cila i kushtoi një artikull të veçantë me titull: “Kjo është bashkëshortja e ‘yllit’ të ri të FC Bayern”.

Përveç veshjes, ajo mbante edhe fanellën me numrin 14 të Bayern-it, atë që vesh Luis Díaz, duke dëshmuar mbështetjen e fortë për partnerin e saj. Në krah të saj ndodheshin edhe nëna e saj, Tatiana, dhe fëmijët e çiftit, duke e kthyer mbrëmjen në një ngjarje të ngrohtë familjare.

Image

Artikulli i ‘Bild’ ndalet gjithashtu te historia e dashurisë së çiftit. Sipas gazetës, Díaz dhe Ponce janë njohur që në fillimet e karrierës së futbollistit, në vitin 2016, kur ai luante ende me ekipin e dytë të Barranquilla FC, në Kolumbi. “U njohën në fillim të vitit 2016 dhe janë bashkë që nga 25 prilli i po atij viti”, shkruan media gjermane.

Ndërsa Luis Díaz punon për t’u bërë një prej lojtarëve kyç të Bayernit, Geraldine Ponce përfaqëson mbështetjen e padiskutueshme në jetën e tij personale dhe një figurë me peshë në aspektin publik. Ajo po fiton popullaritet në Gjermani jo vetëm për lidhjen me futbollistin, por edhe për stilin, elegancën dhe praninë e saj pozitive në skenën mediatike. Një çift që po shkëlqen brenda dhe jashtë fushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco