Newcastle harroi futbollistin e tij në aeroport në Korenë e Jugut

Newcastle harroi futbollistin e tij në aeroport në Korenë e Jugut

10:14, 06/08/2025

Një skenë e pabesueshme ka ndodhur me Newcastle United.

Matt Targett është lënë në aeroportin e Seulit teksa ekipi u rikthye në Angli pas turneut parasezonal në Azi.

Mbrojtësi anglez nuk ishte në bord në fluturimin e kthimit me pjesën tjetër të skuadrës pas miqësores së Newcastle me Tottenhamin të dielën e 3 gushtit.

Klubi anglez e kuptoi këtë gabim vetëm pasi aeroplani mbërriti në Newcastle.

Ky keqkuptim ka ndodhur nga moskoordinimi mes stafit dhe shërbimeve të transportit.

Fatmirësisht, Targett është mirë dhe i sigurt dhe ai pritet t’i bashkohet ekipit në pasditen e sotme pasi e ka marrë rrugën drejt Britanisë së Madhe.

Incidente si këto janë ekstremisht të rralla në futbollin profesionist.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco