Barcelona fillon procedurat disiplinore ndaj Ter Stegenit

Barcelona fillon procedurat disiplinore ndaj Ter Stegenit

20:56, 05/08/2025

Barcelona ka nisur sot (5 gusht) një procedurë disiplinore ndaj portierit gjerman Marc-Andre  ter Stegen, i cili ndodhet në prag të largimit nga klubi.

Pas dy sezoneve me ndërprerje për shkak të 'dëmtimeve serioze' dhe ndërhyrjes së fundit kirurgjikale në shpinë, 33-vjeçari ka refuzuar t’i japë Barcelonës leje për të ndarë të dhënat e tij mjekësore me La Liga-n.

Federata kërkonte këtë informacion për të vlerësuar kohëzgjatjen e mungesës së tij nga fusha.

Sipas mediave katalanase, Barcelona synonte të përfitonte nga mungesa afatgjatë e portierit për të respektuar rregullat e ‘Financial Fair Play’ të La Liga-s dhe për të regjistruar blerjet e reja gjatë merkatos.

Megjithatë, refuzimi i Ter Stegen, i cili është lënë jashtë planeve pas transferimit të portierit të ri Joan Garcia dhe rinovimit të kontratës me polakun Ëojciech Szczęsny, e bën këtë të pamundur.

Gjermani është lojtari i fundit i mbetur nga skuadra e Luis Enrique që fitoi Champions League në vitin 2015. Tani, ai përballet me masa të ashpra disiplinore sipas rregulloreve të La Liga-s, të cilat mund të përfshijnë edhe ndërprerjen e kontratës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco