Mourinho, i prekur për ndarjen nga jeta të Jorge Costa-s: Na mungojnë fjalët

Mourinho, i prekur për ndarjen nga jeta të Jorge Costa-s: Na mungojnë fjalët

19:35, 05/08/2025

Trajneri portugez, José Mourinho, nuk i fshehu emocionet gjatë konferencës për shtypin, të mbajtur të martën, në prag të ndeshjes mes Fenerbahçes dhe Feyenoordit, e vlefshme për turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve.

Në një moment të dhimbshëm për të, Mourinho u shfaq me një pamje të rënduar, me sy të përlotur dhe me fjali të shkurtra, teksa iu shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit dhe mikut të tij të ngushtë, Jorge Costa, me të cilin fitoi gjithçka kur drejtonte Porton.

Portugezi dukshëm i prekur emocionalisht, nuk arriti të fshihte dhimbjen për humbjen e një njeriu me të cilin kishte ndarë shumë kujtime dhe momente të rëndësishme në futboll, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

"Na mungojnë fjalët", u shpreh shkurt trajneri i Fenerbahçes, ndërkohë që konferenca mori një atmosferë të trishtë.

Ndeshja e Fenerbahçes kundër Feyenoordit, që zhvillohet më 6 gusht, në orën 20:00, merr një domethënie të veçantë për Mourinho-n, i cili këtë sfidë e përgatit me një barrë emocionale për shkak të humbjes së mikut të tij të vjetër. Fituesi i këtij çifti do të përballet në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve me njërën mes Nicës dhe Benfikës.

Edhe Cristiano Ronaldo ka reaguar pas vdekjes së papritur të Jorge Costa-s nga një arrest kardiak në moshën 53-vjeçare. Përmes një story në Instagram, kapiteni i Portugalisë u nda simbolikisht nga ish-mbrojtësi legjendar i Portos, duke shkruar mbi një foto: “Lamtumirë përgjithmonë, Jorge Costa”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco