Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

18:53, 05/08/2025

Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, teksa Interi po punon jo vetëm për afrime, por edhe për largime të mundshme. Mesfushori shqiptar i lindur në vitin 2002, aktualisht përballet me një të ardhme të pasigurt, ndonëse ka bërë të qartë një gjë: dëshirën për të qëndruar në Milano.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Nicolò Schira, në orët e fundit Asllani ka refuzuar një ofertë nga Sassuolo, ekip i sapongjitur në Serie A dhe i drejtuar nga Fabio Grosso. Klubi nga Reggio Emilia kishte shprehur interes konkret për ish-mesfushorin e Empolit, por futbollisti kuqezi ka vendosur t’i qëndrojë ‘besnik’ Interit, duke refuzuar sërish një tjetër mundësi largimi.

Në fakt, ky nuk është rasti i parë këtë verë që Asllani hedh poshtë ofertat. Fillimisht refuzoi disa pista nga jashtë Italisë dhe tani, edhe nga kampionati italian. Pavarësisht se në fund të sezonit të kaluar largimi i tij dukej i pashmangshëm, situata po ndryshon. Tani mbetet për t’u parë nëse trajneri Cristian Chivu dhe drejtuesit e Interit do të vendosin të besojnë sërish tek mesfushori shqiptar apo nëse do të kërkojnë mënyra të tjera për ta larguar nga projekti i skuadrës.

Për momentin, Asllani mbetet pjesë e Interit, me ambicie të qarta për të luftuar për vendin e tij në një prej skuadrave më të forta në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco