Peter Itodo Mandela nuk do të jetë më pjesë e Dinamos. Klubi kryeqytetas ka konfirmuar zyrtarisht largimin e sulmuesit, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin ukrainas, te skuadra Metalist 1925.
Transferimi i MandelĂ«s Ă«shtĂ« realizuar pĂ«r njĂ« shumĂ« qĂ« mendohet tĂ« jetĂ« rreth 1.1 milionĂ« euro, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ai do tĂ« gjejĂ« aty disa fytyra tĂ« njohura nga Kategoria Superiore, si Ermir Rashica dhe Kristian Mba, ndĂ«rsa pritet tâi bashkohet edhe Baton ZabĂ«rgja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dinamo City ka falënderuar zyrtarisht lojtarin për kontributin e dhënë gjatë sezonit të kaluar:
âFaleminderit Itodo Mandela!
Klubi i Dinamo City bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, te skuadra e Metalist 1925.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati.
Gjithashtu, i urojmĂ« lojtarit suksese me skuadrĂ«n e tij tĂ« re!â
Mandela largohet nga Dinamo pas një sezoni pozitiv, ku arriti të tregonte potencialin e tij si një nga pikat e forta në sulm. Klubi i ri në Ukrainë paraqet një sfidë të re për të, në një kampionat më konkurrues, por edhe me më shumë mundësi për rritje profesionale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: