Futbolli gjerman është në zi: Frank Mill, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në Botërorin “Italia 90”, ka vdekur në moshën 67 vjeçare, raporton “Bild”.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Fortuna Düsseldorf vdiq nga një atak në zemër.
Ai kishte vuajtur më parë nga një sëmundje e ngjashme në fund të majit, pasi mbërriti në aeroportin Malpensa për një dokumentar mbi “Italia 90”.
Në atë rast, ekipet e shpëtimit, që mbërritën me helikopter, arritën ta ringjallnin atë pas disa minutash pa ndjenja.
Ai ishte trajtuar së fundmi në Essen. Mill lë pas gruan e tij, Vanessa, dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është i birësuar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: