Kur pritet ta marrë Adriano Galiani rolin e ri te Milani

Kur pritet ta marrë Adriano Galiani rolin e ri te Milani

10:59, 05/08/2025

Kthimi i Adriano Galianit te Milani duket gjithnjë e më konkret, pjesërisht falë mbylljes së afërt të shitjes së Monzës te fondi amerikan Beckett Layne Ventures.

Sapo të zgjidhet ky aspekt, gjithçka do të jetë gati për kthimin e tij të madh.

Firmat do të mbërrijnë në mesin e shtatorit dhe, duke filluar nga dita tjetër çdo moment do të jetë i mirë për ta rikthyer Galianin te kuqezinjtë.

Dhe ky do të jetë fillimi i marrëdhënies që u ndërpre nga shitja e Milanit nga Silvio Berluskoni, një marrëdhënie që zgjati 31 vjet dhe solli 29 trofe.

Roli i tij do të përcaktohet si “kreu i futbollit”. Takimi vendimtar në këtë drejtim u zhvillua në Rivierën Franceze midis vetë Galianit dhe Xherri Kardinale, i inkurajuar nga CEO Xhiorxhio Furlani.

Zlatan Ibrahimoviç dhe, sigurisht, Masimiliano Alegri, i cili gjithmonë ka ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me Galianin, gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre.

Nuk do të jetë një rol presidenti, por më tepër një figurë përfaqësuese në organe institucionale si Lega Serie A.

Detyrat e tij nuk do të bien ndesh me presidentin Paolo Skaroni, i cili do të vazhdojë të përqendrohet kryesisht në çështjen e stadiumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco