Entuziazëm dhe protesta, Modric pritet nga turma e tifozëve në qendër të Milanos (fotot)

Entuziazëm dhe protesta, Modric pritet nga turma e tifozëve në qendër të Milanos (fotot)

19:59, 04/08/2025

Atmosferë elektrizuese sot në zemër të Milanos, ku qindra tifozë kuqezi u mblodhën për të mirëpritur Luka Modric-in në Flagship Store të Milanit në Via Dante. Pas konferencës për shtyp, mesfushori kroat, fitues i Topit të Artë dhe blerja më e madhe e kësaj vere për kuqezinjtë, përjetoi për herë të parë dashurinë e tifozëve milanistë.

Këngë, duartrokitje dhe rrugë të bllokuara për të përshëndetur kampionin që zyrtarisht do të mbajë fanellën me numrin 14. Modric firmosi autografe dhe pozoi me tifozët, në një atmosferë që tregoi se pritshmëritë janë të larta.

Por, përkrah entuziazmit, nuk munguan as protestat kundër drejtuesve të klubit. Disa tifozë shprehën hapur pakënaqësinë ndaj mënyrës së menaxhimit të Milanit, duke brohoritur edhe në mbështetje të Paolo Maldinit, ish-drejtori i shkarkuar mes polemikave.

Pavarësisht gjithçkaje, Modric nisi aventurën e tij kuqezi mes dashurisë së madhe dhe një klime të trazuar, që tregon se Milani është në një moment kyç, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco