Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja, Dinamo paralajmërohet për Mehmetin

Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja, Dinamo paralajmërohet për Mehmetin

19:23, 04/08/2025

Në futboll nuk ka tolerim kur shkelet marrëveshja e nënshkruar. FSHF ka marrë masa të rënda disiplinore ndaj dy prej klubeve më të njohura të vendit, Tirana dhe Skënderbeu, për mosrespektimin e vendimeve të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Me vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës, të dy klubeve u ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj për tri dritare merkatoje, për çdo rast ku nuk është zbatuar vendimi përkatës.

Në të njëjtën kohë, edhe Dinamo është vënë në shënjestër, pasi ende nuk ka përmbushur detyrimet ndaj ish-trajnerit Dritan Mehmeti dhe përgatitësit Korrado Sakone, një paralajmërim i qartë se dënimet nuk do të ndalen këtu nëse nuk merren masa.

Vendimet e Komisionit të Etikës

  • KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  • KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  • KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  • KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  • KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  • KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  • Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Mehmeti. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  • Pranimin e kërkesës së kërkuesit Corrado Saccone. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 31, datë 12.12.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

 

  • Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco