'Dhoma gazi për shqiptarët', Federata shqiptare e Basketbollit letër zyrtare FIBA World: Merrni masa

'Dhoma gazi për shqiptarët', Federata shqiptare e Basketbollit letër zyrtare FIBA World: Merrni masa

19:06, 04/08/2025

Federata Shqiptare e Basketbollit  i ka dërguar një letër zyrtare pranë FIBA World, duke denoncuar thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë më 2 gusht.

Thirrje raciste anti-shqiptare janë dëgjuar në sallën e sporteve në Kumanovë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Në sallë janë dëgjuar sharjet dhe thirrje të ulëta raciste kundër shqiptarëve si “dhoma gazi për shqiptarët”, “siptari” në prani të figurave të larta shtetërore si Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës

FSHB i kërkon FIBA World të merren masa të qarta ndaj çdo veprimi qe bie ndesh me frymën e barazisë dhe respektit që promovon sporti.

Reagimi

Federata Shqiptare e Basketbollit informon se pas ngjarjes se ndodhur gjate ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës ku u dëgjuan thirrje me permbajtje raciste ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ka ndermarre hapa zyrtare per ta adresuar kete geshtje.

FSHB ka derguar një letër zyrtare pranë FIBA World, duke denoncuar ngjarjen dhe kërkuar qe te merren masa të qarta ndaj çdo veprimi qe bie ndesh me frymën e barazisë dhe respektit që promovon sporti.

Federata thekson se basketbolli duhet të jetë një hapësirë për bashkëpunim, respekt dhe përfaqësim dinjitoz, larg gjuhës së urrejtjes dhe çdo forme diskriminimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco