Për shumë vite në ‘Etihad’, mbrojtësi portugez drejt rinovimit me Manchester City-t

Për shumë vite në ‘Etihad’, mbrojtësi portugez drejt rinovimit me Manchester City-t

18:15, 04/08/2025

Manchester City ka vendosur të blindojë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së tij, Rúben Dias, dhe sipas raportimeve të ‘The Athletic’, klubi anglez ka arritur një parim marrëveshjeje me mbrojtësin portugez për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit 2027, por me marrëveshjen e re, detajet e së cilës, përfshirë kohëzgjatjen, ende nuk janë bërë publike, Dias pritet të qëndrojë në Manchester për shumë vite, si dëshmi e besimit të palëkundur që klubi ka tek ai.

Që nga transferimi i tij nga Benfica në vitin 2020 për rreth 72 milionë euro, Rúben Dias është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të “citizens”. Gjatë pesë sezoneve të plota me City-n, ai ka ndihmuar klubin të fitojë katër tituj radhazi të Premier League (2020–2024), si dhe të triumfojë në Champions League, FA Cup, Carabao Cup, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

Në sezonin e tij të parë në Angli, ai u bë menjëherë pjesë e grupit të kapitenëve dhe rinovoi kontratën deri më 2027. Vetëm sezonin e fundit ai zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat, duke e çuar totalin e paraqitjeve me Manchester Cityn në 222 ndeshje dhe katër gola.

Në edicionin 2024/2025 të Premier League, ai ka luajtur 27 ndeshje, ka regjistruar 19 tentativa goditjeje dhe ka marrë 4 kartonë të verdhë, ndërsa ka qenë një garant i sigurisë në qendër të mbrojtjes.

Rúben Dias mbetet një prej figurave më të rëndësishme të City-t dhe pritet të vazhdojë të udhëheqë prapavijën e ekipit edhe në vitet në vijim. Rinovimi i tij është një sinjal i qartë i vazhdimësisë dhe stabilitetit që kërkon klubi i drejtuar nga Pep Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco